Rinia e LDK-së në Prishtinë largon mbeturinat nga liqeni i Badovcit (Foto)

26.03.2017 14:11:16

Mbeturinat e shumta të grumbulluara në afërsi të liqenit të Badovcit janë larguar sot pas organizimit të Forumi rinor të degës së pestë të LDK-së në Prishtinë.  Në këtë aksion morën pjesë aktivistë të tjerë të rinisë së LDK-së si dhe kryetarët e disa degëve në Prishtinë.

Liqeni i Badovcit është burim i rëndësishëm i ujit të pijes, përmes të cilit Ujësjellësi Rajonal i Prishtinës furnizon me ujë të pijes disa komuna, përfshirë edhe Prishtinën.

Ky aksion u përkrah nga shumë qytetarë, të cilët në mënyrë vullnetare kontribuan në pastrimin e kësaj pjese periferike të Prishtinës, në afërsi të së cilës gjendet kopshti i arinjëve, i vetmi në rajon.

Kujtojmë se me mbeturina të grumbulluara në natyrë kanë probleme të shumta edhe banorët e shumë fshatrave të Prishtinës përfshirë fshatin Mramor, të cilët janë ankuar disa herë për shkak të neglizhencës së treguar nga Komuna e Prishtinës në menaxhimin e tyre.

bado2ismet-biberibado1