Mediat turke: Ish-gjenerali i NATO-s është “truri” i tentimit për grusht-shtet në Turqi!

25.07.2016 16:56:35

Ish-komandanti i forcave të NATO-s në Afganistan, ish- gjenerali amerikan John Campbell, ishte ” truri përpjekjes së dështuar për grusht shtet në Turqi”!

“Gjenerali ishte një nga udhëheqësit që organizuan Ushtrinë për grusht shteti në Turqi”, shkruan gazeta “Yeni Safak” në gjuhën angleze .

Kjo gazetë është e njohur për besnikëri ndaj presidentit turk Recep Tayyip Erdogan që ka qenë edhe cak i puçit.

Gazeta më tej shkruan se Campbell ka pasur disa transaksione të dyshimta që kanë mbështetur grusht -shtetin. Ai, sipas gazetës, ka qenë në dy vizita të fshehta në Turqi në muajin maj, ndërsa si fajtor kryesor cilësohet si dhe më parë, Fethullah Guleni që jeton në SHBA.