Mediet serbe: Lirohet daja i Hashim Thaçit, president të vetëshpallur

18.09.2016 12:24:03

Mediet serbe kanë raportuar për lirimin e Azem Sylës i akuzuar për përvetësim pronash. E përditshmja serbe ‘Blic’ ka shkruar se Syla është liruar nga Gjykata e Prishtinës.

Ndër të tjera në raportimin e ‘Blic’, thuhet më tej se Syla përmban me vete një grup kriminal prej 50 personave që kanë përvetësuar prona shtetërore, transmeton zeri.info

‘Blic’ po ashtu thotë se Syla është daja i presidentit Hashim Thaçi e që siç e quajnë president të vetëshpallur. Raportimi shkon më tutje kështu duke cituar se Thaçi është në listën e krimeve të bëra gjatë Luftës së UÇK-së