Ish-presidenti francez me probleme shëndetësore, ndalohet në spital

18.09.2016 12:19:17

Ish-presidenti frances Zhak Shirak 84 vjeçar është pranuar sot në spital për shkak të një infeksioni në mushkëri.

“Është hospitalizuar këtë mëngjes në një spital të Parisit, për ti ofruar një trajtim për infeksionet e mushkërive”, ka thënë djali i tij, duke shtuar se ish-kreu i shtetit francez do të mbetet atje për ditët e ardhshme, transmeton Indeksonline.

Chirac ishte në krye të Francës nga viti 1995 deri në vitin 2007.