Meg Whitman mbështet Hillary Clinton

03.08.2016 11:37:58

Meg Whitman, presidentja e  Hewlett Packard Enterprise, ndërmarrje multinacionale e teknologjisë së informacionit ka thënë për NYTimes që do ta përkrah Hillary Clinton ndaj Donald Trump.

Pos kësaj ajo ka shtuar që do të jap një ndihmë të konsiderueshme në favor të kampanjës së Hillary Clinton me qëllim që të ndaloj Donald Trump të cilin ajo e akuzoi si një kërcënim për demokracinë amerikane.

“Unë do të votoj për Hillaryn, do të flas me miqtë e mi republikan në ndihmë të saj, dhe do të jap donacione për kampanjën e saj duke u munduar të siguroj sa më shumë para për të.”ishin fjalët e zonjës Whitman në një intervistë përmes telefonit drejt NYTimes.

Ajo gjithashtu ka cekur se zonja Clinton, e nominuara demokratike, ka kontaktuar me atë përmes telefonit rreth  një muaj më parë, një nga treguesit e parë që zonja Clinton në mënyrë agresive po ju bën ballë udhëheqësve republikanë.Përderisa ajo pranoi se ishte kundër zonjës Clinton në disa qështje politike, duke shtuar që ishte koha për republikanët të vinin shtetin para partisë.

Në një mënyrë shumë të hapur ajo argumentoi se zgjedhja e zotri Trumpit, të cilin e quajti ” një demagog të pandershëm”, mund ta qonte vendin drejt një situate të rrezikshme. Ajo gjithashtu citoi se demokracitë rrallë kanë zgjatur më shumë se disa qindra vjet dhe paralajmëroi se ata që thonë se “ajo nuk mund të ndodhë këtu” janë naiv, NYTimes, përktheu nga anglishtja Fokusi.org