Mehmeti: BDI, humbëse morale e zgjedhjeve (Video)

16.12.2016 16:53:47

Ish-zyrtarja e BDI-së, Ermira Mehmeti ka komentuar rezultatin e ish-partisë së saj në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

”Unë mendoj se BDI këtë krizë duhet ta shikoj si shancë, por jo si shancë për të hyrë në qeveri. Si shancë për të reflektuar se çfarë i ndodhi më 11 dhjetor dhe si shancë për t’u kthyer nga vetëvetja.” tha mes tjerash Mehmeti.

Mehmeti thotë që BDI-së i duhet reformë të thellë, që nuk do të thotë të zëvendësoj kuadrot por ofertën.