Momenti rrëqethës kur 7-vjeçari goditet nga një veturë derisa po kalonte rrugën dhe hidhet për disa metra në ajër (Foto/Video, +18)

16.12.2016 16:35:12

Një video rrëqethëse është publikuar në internet, në të cilën shfaqet momenti kur një djalë 7-vjeç goditet nga një veturë derisa po tentonte të kalonte rrugën, me ç’rast nga përplasja e fortë “fluturon” në ajër për disa metra.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në qytetin Zhanaozen në pjesën jugperëndimore të Kazakistanit, ndërsa kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e goditjes, transmeton Telegrafi.

Në video shihen dy të rinj duke qëndruar në trotuar, kur papritmas njëri prej tyre vendos ta kalojë rrugën, veprim ky që i kushtoi shtrenjtë.

Edhe pse i vetëdijshëm që mund të përplaset nga një veturë, djaloshi fillon të vrapoj por fatkeqësisht jo edhe aq shpejt sa t’i shmanget goditjes nga një veturë e tipit Lada.

Ai është hedhur disa metra në ajër, por menjëherë shoferi ka ndaluar për ta ndihmuar vogëlushin të cilin e dërgon me urgjencë në spital. Gjendja e tij shëndetësore nuk dihet.