Mehmeti: Maqedonia është kalbur, po kërkohet kazani për ta hedhur (Video)

15.10.2016 17:53:39

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti nuk beson se zgjedhjet e reja parlamentare do të sjellin ndonjë ndryshim në Republikën e Maqedonisë.

“Edhe nëse mbahet zgjedhjet e caktuar në muajin dhjetor, nuk do të ketë zgjidhje. Cili do të ishte efekti i zgjedhjeve në një shtet ku Parlamenti shpërndahet dhe pastaj kthehet, thuajse e ke në Butik dhe punëtoret e vjetra i zëvendëson me punëtore të reja”, shprehet Mehmeti në një intervistë për Lajm.tv

Sipas tij, zgjedhjet nuk mund të sjellin ndryshime sepse po përgatiten nga hajdutët dhe kriminelët që e prunë shtetin në këtë derexhe.

“Unë mendoj se Maqedonia e ka tejkaluar më fazën e kalbjes së brendshme, ajo tash është duke kërkuar kazan ku të hudhet. Këtë e kanë kuptuar edhe ndërkombëtarët, por smundem me gjet kazan ku ta hudhin”, shprehet ai.