Rrëfen ngjarjen axha i të miturës që u rrah në Rahovec

15.10.2016 17:58:12
Pas shumë reagimeve ndaj rrahjes brutale të 16-vjeçares nga Rahoveci, ka rrëfyer gjithë ngjarjen axha i viktimës, i cili njëkohësisht është edhe mësues në shkollën ku edhe ndodhi rasti.
Xhafer Bytyqi, tregon se si vëllai i tij Hydajeti (axha tjetër i viktimës) ka shkuar në lokalet ku kalonte kohën mbesa e tij dhe ka ushtruar dhunë ndaj saj, por që siç thekson ai, ndonëse rrahja duket mizore në video, Shkurta (viktima) nuk ka pësuar  lëndime dhe se nuk ka shenja të dukshme.

Për më tepër, ai tregon sjelljet që siç i quan ai devijante të vajzës dhe tentimet  që ai i ka bërë për ta orientuar Shkurtën në  rrugën e duhur./Lajmi.net

 

Lexo postimin e plotë të Xhafer Bytyqi: