Shaqir Totaj voton në Prizren: Jemi qytet dhe shtet i civiziluar që dimë të organizojmë zgjedhje dhe të jemi shembull model

17.10.2021 10:38:59

Kandidati I PDK-së për kryetar i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar në zgjedhjet lokalet që mbahen sot në Kosovë.

Pas votimit, Totaj ka folur edhe para mediave rreth procesit zgjedhor

“Jemi qytet dhe shtet i civilizuar që dimë të organizojmë zgjedhje, të cilat duhet të jenë shembull model për të gjithë të tjerët. Mendoj se kjo është shumë e rëndësishme të transmetohet ky mesazh pozitiv, të shfrytëzojme kohën e mirë e cila sot po na dominon në qytetin tonë të Prizrenit dhe qytetit tonë të bukur t’ia japim ni proces demokratik dhe transparent, t’ia japim një bukuri të veqant që do të jetë rruga ka do të lëvizim katër vitet e ardhshme”. ka thënë Totaj.

Totaj ka ftuar prizrenasit të shfrytëzojnë të drejtën e votës, dhe të dalin sa më shumë në zgjedhje.