Mei-emigrantëve: Nëse nuk ke një punë nuk mund të qëndrosh në Britani

06.09.2016 14:01:51

Kryeministrja britanike, Tereza Mei, po merr në konsideratë mundësinë e ndalimit nga Britania të të gjithë emigrantëve të Bashkimit Evropian, nëse ata nuk kanë një punë në këtë vend.

“Mei po planifikon një sistem të ashpër të lejeve të punësimit për t’u siguruar që emigrantët e BE-së mos të vijnë në Britani për të kërkuar punë”, raporton gazeta “Telegraph”. Sipas kryetares së qeverisë një sistem i hapur ndaj emigrantëve do të inkurajonte abuzimet.

Duke folur në samitin e G20-s në Kinë, Mei tha se: “Britanikët votuan më 23 qershor për të vendosur kontroll mbi lëvizjen e njerëzve nga BE-ja drejt Britanisë së Madhe. Një sistem që u kërkon emigrantëve vetëm plotësimin e pikëve të mjaftueshme nuk ta jep këtë kontroll”. Deklaratat e Meit janë pritur me shqetësim nga disa prej krerëve kryesor të BE-së.