Meksika tronditet me një tërmet të fuqishëm

23.09.2017 17:36:52
Një tërmet i fuqishëm me intensitet 6.2 shkallë e ka tronditur sot pjesën qendrore të Mekiskës, vetëm disa ditë pas dridhjes së madhe të tokës, nga e cila janë vrarë afro 300 njerëz, kanë thënë monitoruesit sizmologjikë të Meksikës dhe Shteteve të Bashkuara.
Tërmeti ka ndodhur sot pasdite, ndërsa epiqendrën e kishte 19.3 kilometra në juglindje të qytetit, Matias Romero, në shtetin Oksaka, ka raportuar Vëzhgimi gjeologjik i Shteteve të Bashkuara. Të dhëna të ngjashme kanë paraqitur edhe monitoruesit meksikanë të tërmeteve.

Në kryeqytetin Meksiko Siti, ekipet e shpëtimit përkohësisht i kanë ndalur operacionet e kërkimeve.

Shërbimi i mbrojtjes civile i Mekiskës tha se në kryeqytet nuk ka pasur raporte se dridhja e re, që qartaz ishte tërmet pas atij kryesor të 19 shtatorit me intensitet 7.1 shkallë, ka shkaktuar dëme të reja.