Memedi: RDK-ja ka vendosur të jetë pjesë e qeverisë së re

05.03.2017 18:14:32

Vesel Memedi, kryetari i RDK-së dhe deputeti që është pjesë e koalicionit Aleanca për Shqiptarët thekson se kryesia qendrore e partisë së tij përveç që ka vendosur që t’i jap nënshkrimin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për marrjen e mandatit, po ashtu është vendosur që të jetë pjesë e qeverisë së re.

“Kryesia qendrore e RDK-së javën e kaluar mbajti mbledhje dhe në të njëjtën mbledhje u vendos që të jepet edhe nënshkrimi për marrjen e mandatit nga ana e Zoran Zaev dhe formimit të qeverisë së re dhe në të njëjtën kohë ne vendosëm të jemi pjesë e qeverisë së re që të mund të formohej nga ana e LSDM-së dhe koalicionit që i kanë dhënë nënshkrimet tani më 67 deputetë”, tha Memedi.