Rama: Të nisë “Vetting”-u, PD të mos fshihet më

05.03.2017 17:59:27

Kryeministri Edi Rama, në komunikimin e kësaj jave foli për reformat e ndërmarra nga qeveria.

Rama theksoi se vendi është kthyer ne drejtimin e duhur, duke përmendur rritjen e pensioneve, luftën kundër drogës, uljen e kriminalitetit, etj.

Sipas tij janë ndërmarrë reforma që nuk ishin marrë në 25 vite. Ai foli edhe për reformën në drejtësi, duke theksuar se duhen ndëshkuar tani të korruptuarit në sistemin e drejtësisë.

“Në çdo sektor punohet përditë në tre vite e gjysmë për të bërë shtet. Punësimi është rritur dhe papunësia ka rënë, por jo aq sa duhet. Na duhet një drejtësi e re, një drejtësi që garanton të drejtën e pronës, hetim të paanshëm nga kushdo qoftë. Një drejtësi që e bën shtetit shtet dhe qytetarin të lirë. Tanimë themelet e një drejtësi të re janë vendosur”, deklaroi Rama.