Memoriali i Holokaustit, Kim: SHBA ka vlerësuar guximin e popullit shqiptar

09.07.2020 09:30:36

Në Tiranë është përuruar memoriali i Holokaustit. Të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, e cila vlerësoi rolin e Shqipërisë në mbrojtjen që i ka dhënë hebrenjve gjatë holokaustit.

“Nuk mendoj që ka shumë vende në botë që mund të ngrenë një memorial të tillë.Në fakt kjo është ajo që unë mendoj, populli hebraik mendon për ata që janë të drejtë. janë persona që kanë treguar trimëri kundrejt çdo sfide. Pas ngjitjes në pushtet të Hitlerit familjet shqiptarë shpëtuan qindra familje hebrenj.  Shqiptarët punuan për të shpëtuar hebrenjtë, punuan për të shpëtuar miqtë e tyre. Është një histori frymëzuese e besës shqiptare. Jam krenare që qeveria e SHBA ka mundësi që të vlerësojë guximin e popullit shqiptar për këtë memorial.  Do të doja të falënderoj popullin shqiptar që na dha një shembull të shndritshëm. Vlerësoj ambasadorin John Withers që bëri përpjekje për ngritjen e këtij memoriali. Me miliona hebrenj u persekutuan dhe u pushtuan”, tha ambasadorja Kim.