Mënyra më e thjeshtë për të rritur imunitetin tuaj gjatë periudhës së pandemisë

15.05.2021 12:33:44

Mjekët specialistë thonë vazhdimisht që një pjesë e njerëzve e kalojnë pa simptoma prekjen nga ky virus. Po çfarë kanë më shumë këta njerëz?! Pse propolis blete është aq i rëndësishëm për imunitetin tonë?

Të dhënat e vazhdueshme kanë treguar që virusi prek me pasoja të rënda edhe moshat e reja, por nga ana tjetër ka pasur shumë raste që të moshuarit janë shëruar plotësisht nga ky virus.

Studimet tregojnë që njerëzit që kanë imunitet të fortë pavarësisht moshës e kalojnë pa problem prekjen nga ky virus dhe nga shumë sëmundje të tjera. [5]

Në qoftë se ju ose ndonjë pjestar i familjes ka të paktën dy nga këto shenja atëherë me siguri keni imunitet të dobët. [1]

  • Ftohje të shpeshta
  • Alergji
  • Dhimbje të kyçeve dhe muskujve
  • Dhimbje koke të shpeshta
  • Probleme me barkun
  • Shërim i vonuar i plagëve
  • Lodhje kronike (lodhje dhe dembelizëm)
  • Stres dhe çrregullime të gjumit

Gjithashtu nga vetë mënyra e jetesës së plogësht (pa aktivitet fizik) bën që imuniteti të jetë i kompromentuar dhe risku për tu prekur me pasoja të jetë shumë i lartë.