Mercedes feston fitoren në shtëpinë e Ferrarit (Video)

01.11.2017 19:02:13

Më 22 Tetor Mercedes fitoi titullin kampion të Formula 1 për konstruktorë, ndërsa 1 javë më pas, Lewis Hamilton u shpall kampion bote për pilotë. Në të dy rastet janë lënë pas Ferrari dhe piloti i saj, gjermani Sebastian Vettel.

Gjithsesi, në orët e fundit, Mercedes ka realizuar një spot, ku feston fitoren pikërisht në shtëpinë e Ferrarit, në Maranello. Një makinë Mercedes, me ngjyrë jeshile, parakalon në pistën dhe zyrat e ‘kokëkuqes’, dhe le Maranellon.

Mjaft interesant edhe mesazhi i përcjellë në fund të videos, ku thuhet: “Vlera e një fitoreje, përcaktohet nga madhështia e kundërshtarit”. Kjo video përshkruan edhe njëherë Fair Play-n që ekziston mes 2 prej rivalëve më të egër të botës së automobilizmit.