Merkel flet për konfliktin Amerikë- Kore e Veriut

11.08.2017 18:43:16

Merkel kundër forcës

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, deklaroi sot se kundërshton përdorimin e forcës për zgjidhjen e konfliktit me Korenë Veriore.

Porosia e kancelares gjermane vjen pasi që presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi Pjong-jangun se ushtria amerikane është e gatshme nëse Koreja Veriore “sillet në mënyrë të paarsyeshme”. “Nuk shoh zgjidhje ushtarake për këtë konflikt”, ka thënë Merkel për media.