Merkel: Gjermania dëshiron tregti të lirë dhe pa pengesa

19.03.2017 22:53:03
Kancelarja gjermane, Angela Merkel të dielën ka thënë se Gjermania është në favor të tregtisë së lirë dhe tregjeve të hapura.

 

“Ne duam tregje të hapura dhe sigurisht pa ndonjë pengesë. Ne duam të lidhim shoqëritë me njëra-tjetrën, dhe tregtia e lirë është mbi të gjitha”, ka thënë Merkel, transmeton lajmi.net

Ajo ka deklaruar se Bashkimi Evropian dhe Japonia duhet të arrijnë një marrëveshje ekonomike sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Është shumë e mirë që Japonia dëshiron marrëveshje për tregti të lirë, kjo do të realizohet së shpejti”, ka deklaruar Angela Merkel në panairin e teknologjisë në Hanover.