Merkel për kushtet e Britanisë së Madhe “të mos bëjë kush çfarë të dëshirojë”

06.10.2016 13:19:04

Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi sot se Bashkimi Evropian duhet të mbetet i fuqishëm në qëndrimin se qasja në tregun e përbashkët duhet të lidhet me lirinë e lëvizjes gjatë negociatave për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja.

“Nëse nuk themi se qasja e plotë në tregun e përbashkët lidhet me pranimin e plotë të lirisë së lëvizjes, atëherë çdokush në Evropë do të fillojë të bëjë çfarë të dëshirojë”, theksoi Merkel në një takim afarist.

Merkel shtoi se negociatat midis BE-së dhe Britanisë së Madhe nuk do të jenë të lehta dhe duhet qartë të thuhet se çfarë qasje ka njëra palë në raport me tregun e palës tjetër.