Angela Merkel ka zhvilluar një vizitë në Arabinë Saudite, por ajo ka refuzuar të vërë një shami në kokë, duke dalë kundër rregullave të këtij shteti.
Ajo u takua me mbretin Salman, por nuk pranoi kodin e veshjes së tyre. Në Arabinë Saudite gratë duhet të mbulohen kur dalin në publik, por Merkel shmangu protokollin.
Ajo nuk është e para që e bën këtë. Më herët kanë qenë Theresa May, Hillary Clinton dhe Michelle Obama, të cilat kanë refuzuar të mbajnë një shami në kokë.









































