Merkel shkruan pas eliminimit të Gjermanisë

27.06.2018 22:32:17
Kampionja në fuqi, Gjermania, u eliminua nga Kupa e Botës 2018 në futboll, pasi u mposht nga përfaqësuesja e Koresë së Jugut me rezultat 2-0.

Për eliminimin e Gjermanisë, ka shkruar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Në një postim në profilin e saj zyrtar në “Facebook”, kancelarja Merkel është shprehur e mërzitur.

“Shumë keq. Jemi të mërzitur të gjithë sot”, ka shkruar Merkel në “Facebook”.

Në vitin 2014 Gjermania ishte shpallur kampione e botës.