Merret në pyetje 16 vjeçari i dyshuar për sulm terrorist në Francë

08.08.2016 23:49:26

Burime gjyqësore të Francës e kanë marrë në pyetje një të ri që akuzohet për përpjekje për kryerjen e akteve terroriste në Francë.

Sipas uebsajtit të gazetës franceze Le Figaro, burime gjyqësore franceze kanë njoftuar se i riu 16 vjeçar dyshohet se ka tentuar të kryej një akt terrorist dhe për këtë shkak është marrë sot në pyetje.

Ky i dyshuar 16 vjeçar të enjten e kaluar u arrestua në një operacion antiterrorist të forcave franceze në qytetin Melun që gjendet në rajonin ‘Ile de France’