Mesazhi i Erdoganit për 94 vjetorin e Republikës së Turqisë

28.10.2017 16:07:41

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan në një mesazh me rastin e 29 tetorit, ditës së shpalljes së Republikës së Turqisë tha se “vendi i tij sot është shpresë për të gjithë të shtypurit dhe se për këtë shkak është cak i sulmeve terroriste”

Me këtë rast, Erdoğan ka thënë se “Populli turk më 29 tetor të vitit 1923 edhe një herë me jetën dhe gjakun e tij i tregoi gjithë botës se nuk do të lejojë vendosjen e prangave ndaj vullnetit të tij dhe se askush nuk mund të ndërhyjë në fatin e tij”.

“Sot Turqia është derë e shpresës për të gjithë viktimat dhe të shtypurit”, deklaroi Erdogan, raporton Anadolu Agency (AA).

“Kjo është një nga arsyet kryesore që ne jemi objektiv i organizatave të përgjakshme terroriste. Ne nuk lejuam që grupet vrasëse si DEASH-i, PKK, PYD/YPG dhe FETO të na ndalojnë në rrugën drejt qëllimeve tona. Ne vazhdojmë rrugën tonë drejt qëllimeve të vitit 2023, duke u ballafaquar me marrëveshje të fshehta, marionetë, me gurët e shahut të cilët janë lëshuar mbi ne”.