Meta-Ahmeti: Do të angazhohemi për bashkëpunimin mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

08.09.2017 16:23:06

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta priti sot në një takim kyetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin.

Presidenti i Shqipërisë Meta vlerësoi kontributin e BDI-së në interes të stabilitetit të Maqedonisë dhe përparimin e agjendës së saj evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Meta theksoi rendësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e klimës së besimit të ndërsjelltë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.

Meta shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit.