Meta ashpërson tonet: Shteti është në dorën time! Unë kam anuluar zgjedhjet…

25.06.2019 08:52:22

Presidenti Ilir Meta deklaroi se në republikën e Shqipërisë i vetmi institucion që vë datën e zgjedhjeve është presidenti.

Sipas tij, askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në këtë çështje, duke paralajmëruar në mënyrë direkte kryeministrin Edi Rama.

“Unë kam anuluar zgjedhjet në vend për shkak të krizës së rëndë politike që e keni vënë re, me qëllim normalizimin e situatës në vend.

Mos prisni nga asnjë ambasador tu thotë këtë që po u them unë, edhe sikur të bëheshin zgjedhjet që nuk ekzistojnë pa opozitën, edhe sikur populli opozitarë të shkonte të duartrokiste ata që votonin, çelja e negociatave do të ishte në një të ardhme të paditur.

Këtë e kam sqaruar se zgjedhje të tilla nuk plotësojnë asnjë standard minimal të kritereve të Kopenhagenit, por do të na dënonte nga gjykata e të drejtave të njeriut si ka ndodhur në shumë vende të tjera.

Nuk kam anuluar zgjedhjet në asnjë vend tjetër, ambasadë apo fondacion. Kam krijuar këtë mundësi, por zgjedhje në 30 qershor ligjërisht nuk ka dhe nuk do të ketë”, tha ai.