Prokurorja speciale, Janeva: Në orën 14 do të flasë për gjithçka komisioneri Hahn!

14.10.2016 11:36:19

Prokurorja Speciale Kativca Janeva në takim me eurokomisionerin Johanes Hahn deklaroi se e ka njoftuar për punën e PSP-së dhe me vështirësitë që ballafaqohet PSP-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen se a ka marrë mbështetje nga Hahn për punën e Prokurorisë Speciale Janeva tha: “për gjithçka do të tregojë eurokomisari në konferencë për shtyp në orën 14”.

Pas takimit me liderët e BDI-së dhe PDSH-së, eurokomisari në orën 12:10 do të ulet në takim me Zoran Zaev pastaj me Nikolla Gruevskin.