Presidenti Nishani rikthen në Kuvend ligjin për importimin e mbetjeve

14.10.2016 11:48:26

President i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka vendosur të kthejë ligjin për importin e mbetjeve.

Ky vendim vjen pas takimeve që ai zhvilloi më herët me shoqërinë civile dhe drejtues të bizneseve të riciklimit në vend, ku kanë diskutuar efektet negative dhe pozitive të këtij ligji.

Para dhe pas miratimit të këtij ligji më 22 shtator, me 63 vota pro dhe 27 kundër, ka pasur protesta nga shoqëria civile dhe qytetarë.