Meta vlerëson zgjedhjet në Maqedoni: Shqiptarët patën përfaqësim më të lartë

16.07.2020 10:31:21

Presidenti Ilir Meta me anë të një deklaratë ka vlerësuar procesin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut dhe se rritjen e nivelit të përfaqësimit të shqiptar në Parlament.

“Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese! Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri”, deklaron kreu i shtetit.

Më tej në postimin e tij në rrjetet sociale, presidenti shton se “të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian”.