ë kopshtin numër “31” në njësinë administrative numër 5 në Tiranë votoi edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, deputetja Monika Kryemadhi dhe vajza e tyre e madhe.
“Në këtë ditë më lejoni tu uroj gjithë besimtarëve pas një muaji gjithë sakrifica zoti ua pranoftë agjërimin.
Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë, që duhet të jetë festa e demokracisë për vendin, dita e qytetarëve dhe jo e politikanëve, duhet të jenë ata që duhet të dëgjohen dhe të vendosin.
Kam një mesazh që ata duhet të votojnë kundër kujtdo që bën presion për votën e tyre, kujtdo që ble të ardhmen e tyre
E ardhmja e fëmijëve të tyre është e shenjtë për ta në këtë ditë.
Shqiptarët duhet të dënojnë arta që dërgojnë sekserë që kërkojnë të blejnë të ardhmen e tyre”, tha Meta.