Korçë, ndalohet një person për fotografim të votës

25.06.2017 10:41:13

Një person është ndaluar në një qendër votimi të qarkut Korçë, pasi është kapur duke fotografuar votën e tij. Mbërritja e policisë dhe marrja e personit ka bërë që votimi të bllokohet përkohësisht, por më vonë situata është zhbllokuar.

Në qarkun e Korçës në përgjithësi procesi po vijon i qetë, me përjashtim të disa problemeve në fshatra.

Kështu, në fshatin Sheqeras persona të paautorizuar kanë hyrë në një qendër votimi, ndërsa në Vreshtas është ngatërruar lista. Në Kolonjë, në fshatin Rehovë ka pasur mungesë të fletëve të votimit.