Vasili: Sot është dita e çlirimit, shqiptarët do të dinë të bëjnë diferencën

25.06.2017 10:36:51

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i është drejtuar mëngjesin e sotëm qendrës së votimit në kopshtin numër 31 në njësinë pesë në kryeqytet ku hodhi votën e tij dhe apeloi për një proces dhe votim të mençur.

Në fjalën e tij para gazetarëve Vasili tha se sot është dita e çlirimit nga të gjitha pikëpamjet dhe populli shqiptar do të dijë të bëjë diferencën.

“Sot është dita e çlirimit nga të gjitha pikëpamjet. Besoj shumë që mençuria e një populli të vjetër si yni që gjithmonë ka bërë diferencën mes gjithë të tjerëve do të bëjë diferencën edhe sot për një të ardhme jo vetëm më të ndritur, më të mirë dhe më me shpresë, por dhe krijimin e asaj hapësirë që të gjithë presin, në mënyrë të veçantë të rinjtë e Shqipërisë.

Uroj dhe shpresoj të jetë një proces i qetë, të kemi maturinë e duhur. Shpresoj të kemi një proces të mençur dhe një votim të mençur.