Michelle Obama: Natën e zgjedhjeve kam fjetur herët

07.12.2016 21:13:02

Derisa shumë amerikanë kanë qëndruar të zgjuar në natën e zgjedhjeve presidenciale, duke pritur se kush do të jetë shef i Shtëpisë së Bardhë, Zonja e Parë në largim, Michelle Obama thotë se ka shkuar të flejë.

“Nuk kam dëshirë të shikojë diskursin politik. Kurrë nuk kam dashur”, ka thënë Zonja e Parë për revistën “People”, duke shtuar se “ka shkuar herët për të fjetur.

“Kur një herë i bën të gjitha që mundësh, të tjerat është lehtë. Gjithçka ishte në duart e popullit amerikan”, ka thënë zonja Obama.

Edhe pse gjatë fushatës presidenciale ka qenë kritike e ashpër e Donald Trumpit, tash thotë se është e gatshme që ta bëjë pjesën e saj të punës dhe ka siguruar tranzicion të lehtë.