Mike Tyson zbulon se me cilin boksier do të donte të përballej në të gjitha kohërat

17.11.2020 23:02:52

Mike Tyson tha se ai do të dëshironte të përballej me Floyd Mayweather në një duel ëndrrash.

Iron Mike dhe Mayweather shpesh herë krahahsohen nga arritjet e tyre, duke u quajtur si më të mirët e boksit, për shkak të rekordeve të tyre.

Legjenda e boksit tha se është një mëkat që Mayweather nuk ishte pjesë e kategorisë së peshave të rënda në mënyrë që të përballeshin.

“Do të doja që të luftoja kundër tij (Mayweather). Do të doja që ai të ishte në peshën time”, tha Tyson në një intervistë për ShoBox.

Legjenda e boksit gjithmonë ka vlerësuar me fjalë të mëdha për amerikanin që e ka mbyllur karrierën e tij në një rekord prej 50 fitoresh, asnjë barazim dhe asnjë humbje.