Milaim Zeka i përfshirë në falsifikim dhe në mashtrim kundër LDK-së

15.05.2017 22:39:15

Milaim Zeka ia ka vënë kapakun luftës speciale të këtyre ditëve kundër LDK-së që është duke u bërë nga portale dhe medie të ndryshme, por edhe nga rrjete të ndyshme sociale.

Në vazhdën e luftës speciale për të cilën kam reaguar me kohë, e që është e drejtuar në çështjen e kandidaturës së mundshme të LDK-së për kryeministër, dhe për çështjen e koalicioneve, Milaim Zeka ka publikuar një foto në të cilën shihet nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, hashim Thaçi dhe Petrit Selimi, e që në Blic është publikuar më 5 dhjetor 2015, në dimër, pra para një viti e gjysëm.

Edhe pse arkivi i Blicit e jep me digjiturën për kohën, “1 vit më parë”,

http://gazetablic.com/archive/bashke-hashim-thaci-lutfi-haziri-e-petrit-selimi-foto

megjithatë, në një portal tjetër gazetailira.com, është ende data e publikimit

Bashkë Hashim Thaçi, Lutfi Haziri e Petrit Selimi (Foto)

Milaim Zeka që është i njohur për një emision dy pjesësh “5 shkeuj luftë – 5 vjet paavrësi”, e  në të cilin ka përbaltur presidentin Rugova, lëvizjen për liri, pavarësi, demokraci dhe ka deforuar të vërtetën për organizimin poltiko-institucional dhe ushtarak në Kosovë, dhe që ka theksuar gjithnjë e më shumë arrogancën sociopatike kundër gazetarëve, politkkanëve të ndryshëm etj., tashmë edhe një herë se i flen në gjak, në shpirt dhe është pjesë e makinerisë propagandistike kundër LDK-së.

Edhe ky rast duhet të jetë një argument shtesë për të besuar dhe për t’u bindur se linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste si dhe korpusi medietik i kontrolluar nga to janë bashkë dhe kanë për qëllim dobësimin dhe rrënimin e LDK-së edhe nëpërmjet luftës speciale, e cila gjatë kësaj fushate zgjedhore do të jetë shumë më e fortë se herave të tjera.

Duhet të theksojmë se Milaim Zeka, sikurse Ibrahim Kelmendi kanë qenë shumë të cituar nga portale gjoja pro rugoviste, por që ishin dhe janë përfshirë në luftë speciale kundër LDK-së dhe kryeministrit Mustafa.