Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka marrë fjalën për pikën e rendit të ditës që lidhet me shkarkimin e Aida Dërgutit.
Zeka ka drejtuar akuza të rënda kah Vetëvendosja.
Ka thënë se kjo parti e ka mbjellur filozofinë e dhunës dhe poshtërimit.
“Sen të zezë s’keni lanë pa bo. Po e përfundoj edhe po e them po të kish mbjellë VV-ja filozofinë e mendimit liberal në parti e kishin eduku Aida Dërguitn e kish dhanë dorëheqje. E keni mbjellur filozofinë e dhunës, poshtërimit. S’keni dashtë kërkush me mendu ndryshe në parti.”, tha Zeka.
Debati i ashpër për këtë temë ende po vazhdon.