Miliarderi rus gjendet i vdekur në shtëpinë e tij – pranë tij kishte një pistoletë

07.05.2020 20:20:31

Një miliarder rus është gjetur i vdekur me një pistoletë afër trupit të tij në atë që tani për tani po konsiderohet si “vetëvrasje”.

Sipas medieve të huaja Dmitry Bosov, 52 vjeç, u zbulua nga gruaja e tij Katerina e mbyllur në palestrën private të rezidencës së tij në periferi të Moskës, thonë raportet.

Bosov – biznesmeni i 86-të më i pasur rus që ishte gjithashtu i përfshirë në biznesin legal të marijuanës në Amerikë – vdiq në orët e para të së mërkurës nga një plagë me armë në kokë.

Dmitry Bosov u gjet i vdekur brenda palestrës në rezidencën e tij në Moskë

Një pistoletë Glock u gjet pranë trupit të tij në rezidencën e tij në fshatin Usovo, afër Moskës, ku ai ishte në mbyllje.

Rrjeti i lajmeve të biznesit RBC tha se dy të njohur të Bosov kishin thënë se ai kishte vrarë veten.

Ndërsa sipas Interfax, komiteti hetimor rus ka hapur një hetim për vdekjen e tij.

Dmitry Bosov, 52 vjeç, u gjet i vdekur nga bashkëshortja e tij Katerina brenda palestrës së shtëpisë së familjes

Bosov – me një pasuri që vlerësohet rreth 1,1 miliardë dollarë – kryesuar nga grupi Alltek, i cili kontrollon prodhuesit e qymyrit Siberian Anthracite, ku e veja e tij ishte një ekzekutive e lartë, dhe VostokUgol.

Ai kishte mbajtur një armë me vete që nga fillimi i epidemisë së coronavirusit, duke besuar se papunësia dhe kriza financiare do të çonin në një krim të shfrenuar, raportoi Moskovsky Komsomolets duke cituar burimin e familjes.