Rasti ‘Syri i Popullit’ dërgohet në apel

07.05.2020 20:02:11

Avokatet Ramiz Krasniq dhe Naim Rudari thonë se aktgjykimi në rastin “Syri i Popullit” kishte shumë shkelje.

Planifikonin të vrasjen zyrtarëve të latë në Kosovës.

Por, planin e organizatës Syri i Popullit e kishin zbuluar organet e sigurisë.

Të gjithë prestarët e këtij grupi ishin arrestuar nga Policia si të dyshuar për përgatitje të veprave terroriste.

E për këto vepra Gjykata Themelore e Prishtinës i kishte gjetur fajtor duke i dënuar me 27 vite burgim.

Me këtë vendim të Themelores nuk po pajtohet avokati i Sadri Ramabajes, Ramiz Krasniqi.

Sipas Krasniqit aktgjykimi i Gjykatës Themelore ka një varg shkeljesh të dispozitave ligjore.

Krasniqi i ka thënë T7 se  gjithë këtë proces gjyqësor e kualifikon si politik.

Në këtë rast është i përfshirë edhe Avni Llumnica.

Ai është dënuar me 12 vjet burgim.

Por, me këtë dënim nuk po pajtohet avokati i tij Naim Rudari.

Edhe ky ka parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa pret që rasti të kthehet në rigjykim.

Gjykata Themelore në Prishtinë në fund të muajit janar ka shpallur fajtorë të akuzuarit në rastin e njohuri si “Syri i Popullit”.

Të akuzuarit janë shpallur fajtorë për përgatitje të veprave terroriste.

Sipas Gjykatës të akuzuarit planifikimin vrasjen e shumë zyrtarëve të lartë në Kosovë, duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.

Pos Avni Llumicës që është dënuar me 12 vjet, edhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Sadri Ramabaja është dënuar me 5 vjet burim. Ndërsa me 4 vjet heqje lirie është dënuar Ragip Sallova.

Pos tyre me 3 vjet burgim është dënuar edhe Halim Halimi e Bajrush Konjusha, ndërsa Behxhet Luzha është dënuar me dy vjet privim nga liria.

Kryeministri në detyrë thotë se kundërshtarët e tij kanë probleme me qenien e tij politike.