Miliq: Kosovarët kanë tejkaluar mentalitetin ballkanik

06.10.2016 22:26:59

Për zhvillimet në Kosovë, analisti dhe redaktori i “Aljazeera” Goran Miliq është shprehur shumë optimist, duke bërë krahasime me hotelet e mëparshme dhe ato çfarë janë tani, ndërtimet urbanistike, etj.

“Kosovarët kanë tejkaluar mentalitetin ballkanik, absolutisht”, ka thënë Miliq.

Ndërsa analisti Behlul Beqaj, ka vënë në pah largimin në masë të qytetarëve kosovarë, njëkohësisht edhe kërkimin e zgjidhjeve nga të rinjtë, qofte për arsim, punë etj, jashtë Kosovës.

 Miliq, beson që askush nuk do të duhej të rrijë në një vend deri në fund të jetës.

“Isha për vizitë në Janjeve dhe kuptova që nga 3 mijë kroatë kanë mbetur 200, dhe thash se ata 2 mijë e 700, që janë larguar janë më të mençur se këta që kanë mbetur. Ata jetojnë në Zagreb, janë më të pasur atje ndërsa këtu janë më të vobektë”, ka thënë Miliq në emisionin Zona e Debatit, në Klan Kosova.

E Miliq beson që kroatët të cilët janë larguar, do të kthehen në Kosovë.