Militantët e PD i bllokuan rrugën, Rama: Njerëz të mbledhur kthesave duan të çojnë në qorrsokak…

26.04.2019 12:59:54

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përpjekjes së një grupi protestuesisht të PD për të penguar hyrjen e tij në Shkodër ditën e sotme.

“Rrugës për Malësi të Madhe. Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin ua kanë udhëheqësit e verbër”, shkroi Rama në Twitter.