Millo Gjukanoviq, Kandidat për President të Malit të Zi në zgjedhjet e 15 prillit, ka thënë se Podgorica do ta respektojë deklaratën Thaçi-Vujanoviq për korrigjimin e gabimeve nëse ato janë bërë me rastin e Demarkacionit mes dy shteteve.
“Mali i Zi është shtet serioz që respekton të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare. Nuk ekziston asnjë arsye që në rastin e kësaj marrëveshjeje të jetë ndryshe. Ndër të tjera, politika e fqinjësisë së mirë është një nga prioritetet kyçe të strategjisë tonë shtetërore. Do të respektojmë gjithçka që parashihet me marrëveshje, edhe nevojën që të përmirësojmë gabimet eventuale nëse konfirmohet se ka të tilla”, ka thënë ai.