“Thyen protokollin”: Këshilltarja e Trumpit kritikohet për mënyrën se si ishte ulur në Zyrën Ovale (Foto)

28.02.2017 17:05:35

Kellyanne Conway, këshilltare e lartë e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, dukej shumë e relaksuar gjatë qëndrimit të saj në Zyrën Ovale, derisa Trump po zhvillonte një takim me përfaqësuesit e Universiteteve dhe Kolegjeve që historikisht i kanë ndjekur mësimet studentët me ngjyrë.

Gjatë pritjes së përfaqësuesve ajo kishte qëndruar ulur në një krevat në një pozitë të pazakontë duke thyer rregullat e protokollit, gjë që ka nxitur reagime të ashpra tek opinioni amerikan, të cilët e kanë cilësuar mënyrën e uljes së saj si të papërshtatshme, transmeton Telegrafi.

Conway ishte kritikuar shumë për faktin se kishte mbrojtur vendimin e Trumpit për t’ua ndaluar hyrjen në SHBA emigrantëve, dhe për promovimin e brendit të Ivanka Trumpit, por tani ajo është duke u përballur edhe me një kritikë të ashpër për mënyrën se si ishte ulur para mysafirëve në Shtëpinë e Bardhë.

Pasi kishte bërë një selfie, ajo ishte rehatuar mirë në shtrat dhe filloi ta kontrollojë telefonin, derisa këmbët i kishte mbajtur në shtrat duke tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe kameramanëve që ishin prezent.

“Çfarë je duke bërë në shtrat Kellyanne? A është kjo një mënyrë e re e nderimit dhe pritjes së mysafirëve”, ishin vetëm disa nga komentet e shumta që pushtuan rrjetet sociale.