Mimoza Kusar–Lila: Shtyrja e seancës, mungës serioziteti për shtetin dhe qytetarët

Mimoza Kusar–Lila: Shtyrja e seancës, mungës serioziteti për shtetin dhe qytetarët

07.09.2017 13:31:44

Deputetja e koalicionit LDK–Alternativa (LA), Mimoza Kusar–Lila, ka theksuar se shtyrja e seancës së Kuvendit të Kosovës tregon mungesën e respektit që e ka PDK, AAK, Nisma dhe AKR (PANA), për shtetin dhe qytetarët.

Ajo para mediave ka thënë se ky është koalicion i marrëveshjeve që arrihen në gjysmë të natës.

“Nëse arrihen marrëveshjet në gjysmë të natës, nëse prezantohen pazaret në gjysme të natës dhe thirret seanca në gjysmë të natës dhe prapë nuk vinë, kjo tregon se ndoshta seanca duhet të mbahet në gjysmë të natës”, ka theksuar Kusari–Lila.

Ajo tha se kemi të bëjmë me një koalicion që ka mungesë të vizionit.