Mimoza Kusari Lila shpreh ngushëllime për 31 qytetaret e Kosovës

Mimoza Kusari Lila shpreh ngushëllime për 31 qytetaret e Kosovës

31.07.2020 19:23:30

Kusari-Lila përmes një postimi në Facebook ka thënë se sa më shpejt që qytetarët të adaptohen me realitetin e ri, aq më shpejt edhe do të dalim nga kjo situatë.

Deputetja uroi gjithashtu që të gjithë ata që janë infektuar me coronavirus të shërohen sa më shpejt.

“Shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta për 31 jetët e humbura për dy ditët e fundit në Kosovë. Të gjithë të prekurve me këtë virus ju uroj shërim të shpejtë dhe kthim në familjet e tyre për të gjithë ata që janë të shtrirë në spital.”

“Po ballafaqohemi me një realitet të rëndë dhe të paparë deri më tani, por sa më parë që adaptohemi realitetit të ri dhe masave mbrojtëse si pjesë e përditshmërisë, aq më parë e tejkalojmë këtë periudhë të rëndë. Mbaje maskën, mbaj distancën dhe higjienën personale”, shkruan Kusari Lila.