Ministri Abrashi: Industria tekstilit ka shënuar rritje gjatë vitit 2016

01.02.2017 20:58:31

“Sot me znj. Nora Zhilivoda, drejtoreshë e Shoqatës Kosovare për Marketing të Veshmbathjeve (SHKMV), nënshkruam marrëveshje bashkëpunimi.

Ky bashkëpunim do të mundësojë që të implementojmë masa aktive të tregut të punës, fillimisht për disa qindra punëkërkues, në funksion të krijimit të vendeve të reja të punës.

Industria e tekstilit ka shënuar ngritje gjatë vitit 2016, kurse viti 2017 duket edhe më premtues”- ka thënë Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.