Ministri Abrashi merr pjesë në ceremoninë e betimit të Vullnetarëve të Korpusit të Kosovës

Minstri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka marr pjesë në cermenoninë e betimit të Vullnetarëve të Korpusit të Paqes Peace Corps Kosova. Këtë e ka njoftuar vetë nëpërmjet një postimi në facebook, nëpërmjet të të cilit ka vlerësuar angazhimin e tyre, si dhe ka shprehur bindjen se “ndihmon Kosovën të integrohet në botë, sikurse sjell përvojë dhe ekspertizë shumë të nevojshme për ne”.

Të plotë, postimin e minstrit Abrashi mund ta lexoni më poshtë:

“Kisha nderin të jem pjesëmarrës në ceremoninë e betimit të Vullnetarëve të Korpusit të Paqes Peace Corps Kosovo

Angazhimi i Vullnetarëve në Kosovë, ndihmon Kosovën të integrohet në botë, sikurse sjell përvojë dhe ekspertizë shumë të nevojshme për ne.

Deri më tani Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka një përvojë të shkëlqyer me Vullnetarët dhe betimi i grupit të tretë dëshmon, se kjo marrëdhënie vetëm sa forcohet. Urime!”