Zbulimi i të dhënave sekrete të SHISH “pakujdesi”, apo veprim i ndonjë rekruti shërbimesh të huaja?

22.08.2016 21:27:22

Një lajm sipas të cilit, një “pakujdesi” e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) ka bërë që të dalin të dhëna për vendet se ku ka “spiunë” shërbimi informativ i shtetit shqiptar, ka bërë që të kuptohet sesa lehtë dalin informacione të tilla dhe në çfarë gjendje është ky shërbim.

Edhe pse nuk jepen detaje se si ndodhi “pakujdesia”, megjithatë është për t’u shqetësuar edhe për faktin se të dhëna shumë sekrete dalin vetëm pak kohë para se në Kosovë të votohet për Marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, si dhe pak kohë para vizitës së Edi Ramës në Serbi, por edhe për faktin se si të dhëna kaq sekrete u ekspozohen “pakujdesive” të tilla.

Derisa me kaq lehtësi ndodhin “pakujdesi” të tilla, nuk mund të mos dyshohet se e tërë kjo mund të mos jetë fare pakujdesi, por një veprim i qëllimshëm i ndonjë rekruti të shërbimeve sekrete serbe, apo të ndonjë shteti tjetër.

Pavarësisht se a ka qenë një pakujdesi, apo ndonjë veprim i qëllimshëm, zbulimi i këtyre të dhënave, dhe rreziku që “pakujdesi” të tilla të ndodhin edhe në të ardhmen, përbëjnë një rrezik për sigurinë kombëtare të shtetit shqiptar