Ministri Abrashi mori pjesë ne Këshillin për Bashkëpunim rajonal

16.03.2017 22:35:03

Në Konferencën e Tretë të Koordinimit të Donatorëve në Ballkanin Perëndimor, të organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi prezantoi temën “Punësimi: Sfidat e krijimit të vendeve të reja të punës në rajon”.

“Konferenca si kjo nxisin iniciativa të reja, forcojnë bashkëpunimin dhe mundësojnë që të flasim një zëri para donatorëve”, është shprehur Abrashi.