Rusia e ka kritikuar çmimin për fotografinë e vrasjes së ambasadorit rus

15.02.2017 18:01:02

Ambasada ruse në Ankara ka shprehur zemërim për shkak të dhënies së çmimit prestigjioz, World Press Photo Award, për fotografinë e cili e ka paraqitur pamjen e një polici turk, që nuk ishte në detyrë, duke e vrarë ambasadorin e Rusisë në Turqi.

Ambasada e Rusisë tha mbrëmë se vendimi i jurisë ishte “demoralizues”dhe tregon “degradim komplet të vlerave morale dhe etike”.

Në deklaratën e postuar në faqen zyrtare në rrjetin Facebook, Ambasada e Rusisë, po ashtu, ka sugjeruar se vepra e fotografit të agjencisë Associated Press, Burhan Ozbilici, ishte “propagandë e papranueshme e tmerrit të terrorit”.

Fotografitë janë bërë pak kohë pasi oficeri i policisë turke, Mevlut Mert Altinas, 22 vjeçar, e nxorri revolen dhe e vrau ambasadorin, Andrei Kralov, gjatë një ekspozite të fotografive në Ankara, më 19 dhjetor të vitit të kaluar.