Kryeministri Mustafa për Indeksin e HERITAGE-s: Kosova është ndër avancuesit më të mirë në nivel global me 6.5 pikë

15.02.2017 18:05:37

Kryeministri Mustafa ka bërë publik një lajm tjetër të rëndësishëm për vendin në fushën ekonomike. Nëpërmjet një postimi në facevook, kryeministri Mustafa ka njoftuar se fonadacioni HERITAGE, ka bërë një indeks të lirisë ekonomike, në të cilin Kosova vlerësohet shumë për liri të tillë.

Rëndësia e këtij indeksi ka të bëjë edhe me sinjalizimin për investitorët e huajn për të investuar në Kosovë.

“Pas vlerësimit që investitorët botërorë kanë bërë për politikat ekonomike të Qeverisë, si më të mirat në rajon, sot ka ardhur një lajm edhe më i mirë në vlerësimin e Kosovës.

Fondacioni HERITAGE ka bërë vlerësimin e renditjes së shteteve sa i përket indeksit të lirisë ekonomike. Sipas këtij vlerësimi, Kosova është renditur në vendin e 46-të në botë, dhe në vendin e 22-të në Evropë për sa i përket këtij treguesi. Në rajonin e Ballkanit jemi renditur në vendin e dytë në këtë tregues.

Kosova është ndër avancuesit më të mirë në nivel global me 6.5 pikë.

Ky tregues, konsiderohet si ndër më të rëndësishmit edhe për sinjalizimin e investitorëve të huaj, por po ashtu edhe për liritë individuale për të realizuar të drejtën e tyre ekonomike. Gjendja më e mirë e këtij indeksi, siç është rasti i Kosovës në krahasim me rajonin, nënkupton edhe prosperitet për shoqërinë.” – thuhet në postimin e kryeministrit Mustafa.